← Shfleto

Kolë Thaçi

Magjistër i shkencave juridike

Lindi më 1886 në Shkodër. Mësimet e para dhe ato tekniko-tregtare i kreu në Kolegjin e Jezuitëve në Shkodër. Në vitet 1905 – 1911 punoi si mësues, mandej nëpunës në doganën e qytetit. Më 1921 u zgjodh deputet i Shkodrës, ku emërohet edhe Ministër i Financave, mandej Senator i Shtetit Shqiptar dhe punoi me përkushtim dhe për këtë mori dekorata si “Oficer i Madh” dhe doktoratën “Honoris Causa” për Drejtësi nga Universiteti i Barit (Itali). Mr. Kolë Thaçi është marrë edhe me shkrime dhe ka të botuara 3 vepra me poezi lirike. Vdiq në Tiranë më 1941.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.