← Shfleto

Kolë Paparisto

Doktor i shkencave të natyrës

Lindi më 1914 në Elbasan. Mësimet e para i mori në qytetin e lindjes dhe i vazhdoi në Liceun e Korçës, Studimet e larta i përfundoi në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Paris. Pas kthimit në atdhe punoi si mësimdhënës në Shkollë Normale të Elbasanit, në Institutin e Shkencave - Sektori i Florës dhe ishte kryetar i Sektorit. Ka qenë zëvendësrektor i Universitetit të Tiranës (1957-1967). Pedagog në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe përgjegjës i Katedrës së Botanikës. Më vonë kaloi përgjegjës i sektorit të Florës në Qendrën e Kërkimeve Biologjike (Instituti i Kërkimeve Biologjike të Tiranës). Ishte anëtar i Akademisë së Shkencave të Tiranës. Është zgjedhur disa herë deputet i rajonit të Elbasanit. Dha kontribut në ngritjen e kuadrit të ri shkencor. Ka hartuar edhe tekste universitare, meritën kryesore e ka për ngritjen e Herbariumit kombëtar, është arritje e papërseritshme e botanikës shqiptare. Ka punuar mëse 30 vjet në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Tiranës Vdiq në Tiranë më 1980

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.