Koço Prifti
Doktor i shkencave të gjeologjisë
Lindi në tetor të vitit 1937 në Përmet. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kursin njëvjeçar për teknik gjeolog, ndërsa Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës e kreu më 1967. Po në këtë fakultet edhe doktoroi më 1993 me temën: ” KUTERNARI DHE VEÇORITË GJEOMORFOLOGJIKE TË LUGINAVE NË RRJEDHJET E MESME TË LUMENJËVE VJOSË, OSUM DHE DEVOLL”. Dr. Koço Prifti së pari punoi si teknik gjeolog në Minierën e Kromit të Bulqizës, mandej inxh. gjeolog në Minierën e Bakrit Gjegjen-Kukës, në Minierën e Kromit - Tropojë, pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës. Më 1994 mori titullin”Profesor i asocuar”. Është bashkautor i teksteve universitare. Ka bërë kërkime gjeologjike në luginat e lumenjve kryesorë të vendit. Studimet i paraqiti në artikuj shkencorë dhe në studime tjera. Është dekoruar me “Medalje Pune”.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.