Koço Kota
Doktor i shkencave të ekonomisë – ekonomia agrare
Lindi më 1937 në Tiranë. Shkollën fillore dhe Teknikumin Bujqësor e mori në vendlindje. Studimet e larta i kreu në Institutin e Lartë të Bujqësisë të Sofjes (Bullgari) Diplomoi më 1961 në Degën e Ekonomisë Agrare. Në fillim punoi në Koperativën Bujqësore të Vorrit, më 1966 u emërua pedagog në Institutin e Lartë të Bujqësisë në Kamzë. Më 1991 u zgjodh zëvendësministër i Bujqësisë, e prej vitit 1992 ishte ambasador në Bullgari. Koço Kotas iu dha gradën “Doktor shkence”. Dr. Koço Kota është autor-bashkautor i 12 teksteve universitare si dhe i disa teksteve për shkolla të mesme bujqësore. Për punën dhe për kontributin në shkencë u dekorua me Urdhin “Naim Frashëri”.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.