← Shfleto

Kliti Verria

Doktor i shkencave të gjeologjisë

Lindi më 1952. Për vendlindjen dhe për shkollimin fillor e të mesmin nuk kemi të dhëna, por dimë se Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave e kreu në Tiranë më 1975. Po në këtë fakultet edhe ka doktoruar më 1996 me temën: ”PËRCAKTIMI I PARAMETRAVE PETROFIZIK TË KOLEKTORËVE RANORA-ARGJILORË NËPËRMJET ANALIZËS TË MATJEVE GJEOFIZIKE TË PUSEVE ME MIKROKOMPJUTER”. Dr. Kliti Verria së pari punoi si inxh. gjeofizik në Ndërmarrjen Gjeofizike Patos. Është marrë me përdorimin e metodave të ndryshme të korotazhit për studime e prerje të puseve.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.