← Shfleto

Kemal- Arkitekt Butka

Magjistër i shkencave teknike – arkitekturës

Lindi më 1907 në një fshat të rrethit të Kolonjës. Në moshë 18 vjeçare shkoi në Vjenë (Austri) si nxënës. Në Liceun e Vjenës e kreu shkollën e mesme, mandej mbaroi shkollën për Inxhinier-arkitekt dhe diplomoi në universitetin e Vjenës. Mr. Kemal Butka është arkitekt me renome botërore që kreu shumë projekte në Turqi, Egjipt, Gjermani, Greqi dhe SHBA, ku shkoi më 1951. Ky projektoi Qendrën për Sëmundje mendore në periferi të Njujorkut. Mr. K. Butka është marrë edhe me zbulime të reja nga Hidroelektromekanika. Ka 18 shpikje të patentuara në Institutin e Patentimeve në Njujork. Pas shumë bredhjeve nëpër Evropë, Azi dhe Amerikë. Prof-Arkitekti francez Henrih Prost e ka çmuar Butkën si Ekspert i projekteve kapitale në Turqi (Kapali çarshinë), në Egjipt (Shtëpinë Filmike të Kajros) e tj. Pas 50 vjetësh u kthye në Shqipëri, ku edhe vdiq më 28 nëntor të vitit 1997 dhe u varros në Tiranë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.