← Shfleto

Kemajl Rushiti

Magjistër i shkencave të ekonomisë

Lindi në shtator të vitit 1961 në Sazli të Ferizajt. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Ekonomike) në Ferizaj, Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë më 1985. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet të Prishtinës, ku edhe magjistroi në maj të vitit 1997 me temën: ”ZHVILLIMI I KOSOVËS NË RAPORT ME VISET TJERA TË ISH-JUGOSLLAVISË NË PERUDHËN 1947-1988”. Mr. Kemajl Rushiti ka punuar në Ferizaj për disa kompani private si ekspert për punë financiare. Ka të botuar një libër nga lëmia e shkencave ekonomike. Jeton dhe punon në Ferizaj.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.