← Shfleto

Kelmend Spahiu

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi në maj të vitit 1959 në Shkup. Shkollën fillore, të mesmen (Gjimnazin) dhe Fakultetin e Mjekësisë i kreu në Prishtinë më 1983. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në janar të vitit 1991 me temën: ”KORREKTURA E PTOZES KONGJENITALE ME BLLOK RESEKSIONIN E KONJUKTIVËS, MUSKULIT TË MILERIT DHE APONEUROZËS TË MUSKULIT E LEVATOR” (kr). Mr. Kelmend Spahiu doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në shkurt të vitit 1998 me temën: ”MODIFIKIMI I RESEKSIONIT KONJUKTIVAL TË MUSKULIT LEVATOR DHE APLIKIMI I TIJ NË KORRIGJIMIN E PTOZAVE TË LEHTA”. Dr. Kelmend Spahiu së pari punoi si mjek në Prishtinë, mandej kreu specializimin në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës dhe të Zagrebit. Pas specializimit u zgjodh asistent e ligjërues i lëndës së Oftalmologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës ku edhe tash punon. Ka të botuara 30 punime shkencore, 3 tekste universitare dhe është docent në këtë fakultet të Prishtinës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.