← Shfleto

Kastriot Osmani

Doktor i shkencave të natyrës – biologjisë

Lindi më 1948 në Durrës. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Shkencave të Natyrës-Dega Biologji-Kimi, e kreu në Tiranë më 1971. Pas diplomimit punoi si specialist në Departamentin e Peshkimit në Durrës, në fillim në Laboratorin e hidrologjisë, mandej në Laboratorin e hidrokimisë. Ka qenë shef i Departamentit të Rezervave Peshkore, dhe drejtor i këtij instituti. Ka titullin “Doktor i Shkencave”. Dr. Kastriot Osmani ka një veprimtari të pasur botuese. Ishte aktivist i dalluar.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.