Kasamedin Abdullai
Doktor i shkencave të natyres – biologjisë
Lindi në dhjetor të vitit 1960 në Reçicë të Vogël të Tetovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen (Gjimnazin) në Tetovë. FSHMN – Dega e Biologjisë e kreu në Prishtinë më 1983. Ka qenë “Student i Dalluar”. Studimet pasuniversitare i filloi në FSHMN – Dega e Biologjisë - Drejtimi i Fiziologjisë së Bimëve në Beograd, kurse i kreu në FSHMN të Prishtinës, ku edhe magjistroi në korrik të vitit 2000 me temën: ”EFEKTI I METALEVE TË RËNDA ( Pb, Cd, Zn, Cu, Hg) NË DISA PARAMETRA FIZIOLOGJIKE TE DISA LLOJE BIMORE”. Mr. Kasamedin Abdullai doktoroi në FSHMN të Prishtinës në mars të vitit 2004 me temën: ”EFEKTI I Pb DHE I Cd NË DISA PARAMETRA MORFOFIZIOLOGJIKE TE DISA KULTIVARË TË GRURIT”. Dr. Kasamedin Abdullai më 1983 u zgjodh asistent i Fiziologjisë së Bimëve në Degën e Biologjisë në Prishtinë, ku ka qenë i angazhuar edhe në Fakultetin e Farmacisë. Ka qenë sekretar në Degën e Biologjisë të Universitetit të Tetovës, ku më vonë u zgjodh edhe ligjërues i lëndëve: Citologjia, Anatomia dhe Morfologjia e Bimëve. Dr. K. Abdullai ka të botuara 9 punime shkencore, 3 tekste për shkolla të mesme dhe 3 tekste universitare.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.