Kamer Nela
Magjistër i shkencave të gjeodezisë
Lindi më 1942 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Gjeodezisë e kreu në Zagreb më 1967. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Zagreb në shtator të vitit 1988 me temën: ”HULUMTIMET E KORELACIONIT ALGJEBRIK NË RRJETAT E LIRA TË TRIANGALACIONIT TË QYTETEVE”(kr). Mr. Kamer Nela punoi si gjeodet në minierën e Kromit “Deva” të Gjakovës, në Drejtorinë Komunale të Gjeodezisë, në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë të Mitrovicës. Tash është si ligjërues i gjeodezisë në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe të Arkitekturës në Prishtinës, ku ligjëroi edhe gjeodezinë e aplikuar. Ka të botuar 1 tekst universitar dhe 4 punime shkencore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.