Kadri Morina
Magjistër i shkencave teknike – ndertimtarisë
Lindi në nëntor të vitit 1955 në Hodonoc të Dardanës. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Rogaçicë, kurse të mesmen (Teknike-ndërtimtarinë) e kreu në Gjilan. Fakultetin Teknik-Seksioni i Ndërtimtarisë e kreu në Prishtinë më 1979. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Ndërtimtarisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në maj të vitit 1988 me temën: ”NDIKIMI I SHTANGËSISË SË TOKËS NË GRUPIN E SILLOSEVE CILINDRIKE”(kr). Mr. Kadri Morina së pari u punësua në OP “Ndërtimtari” të Kamenicë. Ka ligjëruar edhe në shkollën e mesme (Teknike) në Gjilan, mandej u zgjodh asistent i lëndës teoria e konstruksioneve në Fakultetin e Ndërtimtarisë të Prishtinës, më vonë edhe ligjërues i lëndës konstruksionet e betonit. Ka të botuar 1 tekst universitar, 3 punime shkencore dhe 17 projekte të realizuara.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.