← Shfleto

Kadri Metaj

Doktor i shkencave të filozofisë

Lindi në gusht të vitit 1954 në Kaliqan të Istogut (Burimit). Shkollën fillore e kreu në Jabllanicë të Vogël, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Istog. Fakultetin Filozofik-Dega e Filozofi-Sociologji e kreu në Prishtinë më 1977. Studimet pasuniversitare në fillim i bëri në Fakultetin Filozofik të Sarajevës dhe i vazhdoi në Universitetin e Sorbonës dhe Parisit, kurse magjistroi në Sarajevë në tetor të vitit 1984 me temën: ”METODA DIALEKTIKE NË VEPRËN FILOZOFIKE TË SARTRIT”(sr). Mr. Kadri Metaj doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në korrik të vitit 1988 me temën: ”TEORIA ESTETIKE E GJERGJ LLUKAQIT”. Dr. Kadri Metaj fillimisht punoi si mësimdhënës në Gjimnazin Matematikor të Prishtinës, mandej u zgjodh asistent i filozofisë në Katedrën Filozofi-Sociologji të Fakultetit Filozofik të Prishtinës, ku tash është prof. ordinar i lëndëve filozofia ekzistencialiste, filozofi politike, filozofi arti dhe filozofi bashkëkohore në këtë fakultet. Ka specializuar në Francë. Ka të botuara 80 punime profesionale shkencore dhe një tekst shkollor të përkthyer nga gjuha frënge.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.