Kadri Gjata
Doktor i shkencave të gjeologjisë
Lindi në tetor të vitit 1940 në Tiranë. Shkollen fillore, të mesmen dhe Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave i kreu në Tiranë më 1963. Po në këtë fakultet edhe u doktorua më 1989 me temën: ”PETROLOGJIA E DISA KOMPLEKSEVE MAGMATIKE TË VEÇANTA TË VENDIT TONË”. Dr. Kadri Gjata së pari punoi si bashkëpunëtor tekniko-shkencor në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave në Tiranë, në Ndërmarrjen Gjeologjike të Kukësit e në B:Curr, mandej në Institutin e Kërkimeve Gjeologjike të Tiranës, më 1992. Po në këtë fakultet mori titullin “ Drejtues kërkimesh”. U specializua në petrologji në Francë. Rezultatet e studimeve i ka paraqiste në 70 raporte, relacione e studime në 35 artikuj shkencorë të botuar, 25 artikuj të botuar jashtë vendit. Ka marrë pjesë në konferenca shkencore në vend dhe jashtë vendit si dhe mori pjesë në projekte me institucione të huaja. Është dekoruar me “Medalje Pune” kl. II. dhe me“Çmimin e Republikës” shk. I.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.