Kadri Berisha
Doktor i shkencave të natyrës – kimisë
Lindi në shtator të vitit 1945 në Gjilan. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen (Gjimnazin) në Prishtinë, ku e kreu edhe Fakultetin Filozofik-Dega e Kimisë më 1970. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Teknologjisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1974 me temën: ”HULUMTIMET E NDIKIMIT TE PËRBËRJES SË PUFERIT MONOKARBOKSIL NË CAKTIMIN E KONSTANTËS STABILE TË BUTIRATITn, NË KOMPLEKSET E PLUMBIT DHE KADMIUMIT”(kr). Mr. Kadri Berisha doktoroi në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë të Mitrovicës në tetor të vitit 1986 me temën: ”STUDIMI I BARASPESHAVE KORDINATIVE NË TRETËSIRAT UJORE TE DISA JONEVE TË METALEVE DHE JONIT TË ACIDIT GLIKOLIK ME METODËN POTENCIOMETRIKE”(sr). Dr. Kadri Berisha së pari punoi si prof. i Kimisë në Kamenicë, Gjilan e Prishtinë, kurse prej vitit 1973 punon në FSHMN në Prishtinë, prej vitit 1976 punon në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë në Mitrovicë së pari si ligjërues i lëndës kimia e përgjithshme dhe inorganike ku arriti deri te prof. ordinar i këtyre lëndëve në këtë fakultet ku ka qenë edhe dekan i këtij. Dr. K.Berisha specializoi në Londër dhe ka të botuara 20 punime shkencore. Ka marrë pjesë me 20 kumtesa në konferenca shkencore në vend dhe jashtë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.