← Shfleto

Jusuf Telaku

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi më 1936 në Banjë të Malishevës. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Rahovec, kurse të mesmen (Gjimnazin) e kreu në Prizren. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Shkup më 1967. Pas specializimit doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në janar të vitit 1988 me temën: ”NEUROZAT NË MATERIALIN KLINIK GJATË PERIUDHËS 1975-1984 PRANË KLINIKËS NEUROPSIKIATRIKE TË PRISHTINËS ME AKCENT TË VEÇANTË TE PJESËMARRJA, ETIOPATOGJENEZA DHE TABLOJA KLINIKE E NEUROZËS KONVERZIVE-HYSTERIA”. Dr. Jusuf Telaku së pari ishte mjek në Malishevë, në Gllogoc, kurse prej vitit 1972 punon në Klinikën e Neuropsokiatrisë të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë. Është edhe prof. ordinar i lëndëve neuropsikiatria dhe psikiatria në këtë fakultet. Dr. J. Telaku ka të botuara më tepër se 30 punime shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.