Jusuf Rexhepi
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi më 1922 në Tetovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse gjimnazin e kreu në Prishtinë. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Beograd më 1952. Specializimin e kreu në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës, ku edhe doktoroi në mars të vitit 1978 me temën: ”STUDIME EPIDEMIOLOGJIKE MBI FAKTORËT E RREZIKUT NGA SËMUNDJET KORONARE TE PUNTORËT E INDUSTRISË SË KSA TË KOSOVËS”(sr). Dr. Jusuf Rexhepi së pari punoi si mjek në Tetovë mandej kaloi në Klinikën Interne të Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës pas specializimit në Prishtinë e Beograd, më 1972 u zgjodh ligjërues i Mjekësisë Interne në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet ku punoi deri në pension dhe ka të botuar mbi 50 punime shkencore dhe një tekst universitar. Pas vitit 1992 jetoi dhe veproi në vendlindje në Tetovë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.