← Shfleto

Justina Shiroka-Pula

Doktor e shkencave të ekonomisë

Lindi në dhjetor të vitit 1953 në Prishtinë. Shkollën fillore të mesmen dhe Fakultetin Ekonomik i kreu në Prishtinë më 1976. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik të Zagrebit, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1984 me temën: ”ZHVILLIMI EKONOMIK I KSA TË KOSOVES PAS LUFTËS SË DYTË BOTËRORE ME NJË VËSHTRIM TË POSAÇËM NË INVESTIMET DEMOGRAFIKE”(kr). Mr. Justina Shiroka-Pula doktoroi në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës në maj të vitit 1997 me temën: ”ZHVILLIMI EKONOMIK DHE INVESTIMET DEMOGRAFIKE NË KOSOVË”. Dr. Justina Shiroka-Pula së pari punoi në Bankën Popullore të Kosovës të Prishtinës. Më 1978 u pranua asistent për lëndën Kërkimet Operacionale në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës ku tash është docente e kësaj lënde në këtë fakultet. Ka specializuar në Shqipëri, Kroaci dhe Itali. Ka të botuara 2 tekste universitare si dhe temën e magjistraturës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.