← Shfleto

Jup Kastrati

Doktor i shkencave të filologjisë

Lindi në prill të vitit 1924 në Shkodër. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Filologjisë e kreu në Tiranë më 1953. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Tiranë, më 1962 me temën: ”E FOLMJA E THETHIT”. Mr. Jup Kastrati edhe doktoroi në të njëjtin fakultet në Tiranë me temën: ”HISTORIA E GRAMATOLOGJISË SHQIPTARE”. Më 1987 e mori titullim “Profesor” dhe “Mësuesi i Popullit”. Gjith kohën shërbeu në Shkodër, mandej mbajti ligjërata për studentë të Shkallës së Tretë të Studimeve postdiplomik në Universitetin e Tiranës, Prishtinës. Shkupit, Napolit, Palermos, Njujorkut. Filloi të botonte që nga mosha 17 vjeçare. Ka të botuara më se 840 punime profesionole-letraretë. Është i përfshirë në Enciklopedinë Ndërkombëtare të Biografëve Edicioni i XIII i Intelektualëve botëror (Kembrixh 1997). Presidenti i Republikës së Shqipërisë e dekoroi me titullin”Mjeshtër i madh i punës”. Veproi në Shkodër deri në vdekje më 2003, kur edhe vdiq.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.