← Shfleto

Jovan Prençe

Doktor i shkencave të gjeologjisë

Lindi në maj të vitit 1955 në Tiranë. Shkollën fillore, të mesmen dhe Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave i kreu në vendlindje më 1979. Specializimin pasuniversitar e kreu në Universitetin e Milanos (Itali). Doktorua më 1988 në Universitetin e Tiranës me temën: ” EVOLUCIONI TEKNIKOSEDIMENTAR I ULTËSIRES PANADRIATIKE NGA MISIONI NË PLIOCEN DHE LIDHJA ME NAFTËGAZMBAJTJEN”. Dr. Jovan Prençe së pari ishte inxh. gjeolog në Institutin e Naftës e të Gazit të Fierit. Pedagog në Kabinetin e Gjeologjisë e të Naftës në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës. Më 1995 e mori titullin “Profesor i asocuar”. Është marrë me naftëgazmbajtjen të baseneve dhe ka botuar 4 artikuj shkencorë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.