Jorgo Panajoti
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi më 1936 në fshatin Malçan. Mësimet e para i mori në vendlindje dhe në Cerkovivë, të mesmet i kreu në Gjirokastër. Studioi në Fakultetin Histori-Filozofi në Universitetin e Tiranës, ku edhe diplomoi më 1960. Pas diplomimit u emrua punonjës shkencor në Institutin e Fakultetit ( Instituti i Kulturës Popullore), më 1997 mori gradën “Doktor i shkencave”, mandej profesor me vepren “Poetika e fjalëve të urta”. Më 1997 mori rrugën e mergimit në Greqi. Dr. Jorgo Panajoti ka marrë lavdata e çmime “Mësues i merituar”, laurat i Çmimit të Republikës të shkallës së II (1971), Urdhri ”Naim Frashëri” i shkallës I. Aktualisht punon në një institucion shkencor të Athinës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.