← Shfleto

Jorgo Bulo

Doktor i filologjisë

Lindi më 1939 në Tiranë, ku e kreu shkollimin e rregullt dhe Fakultetin e Filologjisë. Jorgo Bulo është i njohur si njohës i mirë i historisë së letërsisë, hulumtues shkencor në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë, pedagog në Fakultetin e Historisë-Filologjisë të Universitetit të Tiranës si dhe drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë në Akademinë e Arteve dhe Shkencave të Tiranës. Më 1982 u laurua doktor i shkencave të filologjisë në Tiranë, ku edhe tash jeton.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.