Jorgji Jorgoni
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi më 1903 në Tiranë. Mësimet e para i kre në vendlindje, të mesmet i filloi në Korfuz dhe i përfundoi në Athinë. Studimet e larta i bëri në Fakultetin e Mjekësisë në Grac të Austrisë ku doktoroi më 1928. U specializua për Pediatër në Vjenë. Më 1929 u kthye në qytetin e lindjes, në Tiranë dhe filloi punën si mjek në Spitalin e Tiranës, e çeli Pavionin e Pediatrisë dhe i vuri bazat e neonatologjisë. U lidh që në fillim me Luftën ANÇ, u arrestua dhe u burgos nga pushtuesit, por u arratis dhe doli partizan në çetën e Pezës dhe shërbeu si mjek. Pas luftës punoi në Poliklinikën e Tiranës dhe iu përkushtua Pediatrisë, kujdesit të nënës dhe të fëmijës. Më 1957 u emrua drejtor i Shtëpisë së Foshnjës në Tiranë. Dr. Jorgji Jorgoni i publikoi rezultatet e punës së tij i paraqiti në disa artikuj në revistat “Përpjekja shqiptare” dhe “Hylli i Dritës”. Vdiq në Tiranë më 1968.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.