Jonuz Tafaj
Doktor i shkencave juridike
Lindi më 1889 në Tiranë. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse të mesmet i kreu në Selanik. Fakultetin e Drejtësisë e filloi në Selanik, ku i kreu tre vjet dhe studimet i vazhdoi në Fakultetin Juridik të Stambollit dhe diplomoi në Napoli të Italisë ku edhe doktoroi dhe mori gradën doktor i shkencave të jurisprudencës më 1925. Në vitin 1926 ka punuar si gjyqtar në Ersekë e më vonë edhe në Tiranë (1927-1947) ku edhe u arrestua dhe u dënua me 5 vjet burg. Dr. Jonuz Tafaj u mor edhe me mbledhjen e Folklorit në Rrethin e Tiranës si dhe Fjalë të urta. U mor edhe me shkrime (poezish) satirike. Të gjitha shkrimet e Dr. J.Tafajt i mblodhi e bija (Vjollca Tafaj) dhe i botoi pas 32 viteve të vdekjes së babait (Jonuz Tafajt). Vdiq në Tiranë më 1970.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.