Jonuz Dërvodeli
Doktor i shkencave të pedagogjisë
Lindi në shkurt të vitit 1955 në Magurë të Kamenicës (Dardanë). Shkollën fillore e kreu në Hogosht, të mesmen (normalen) në Gjilan, kurse Fakultetin Filozofik - Dega e Pedagogjisë në Prishtinë më 1980. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë, ku edhe magjistroi në maj të vitit 1996 me temën: ”INFORMIMI DHE ORJENTIMI PROFESIONAL I NXËNËSVE TË KLASËS SË VIII TË SHKOLLËS FILLORE NË TERITORIN E KOMUNËS SË GJILANIT” Mr. Jonuz Dërvodeli doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në dhjetor të vitit 2004 me temën: ”DALLIMET NË SUKSESIN E NXËNËSVE TË SHKOLLËS FILLORE TË REGJISTRUAR PARA KOHE, ME KOHË DHE PAS KOHE”. Dr. Jonuz Dërvodeli në fillim punoi si mësues e pedagog në Gjilan, më 1984 u pranua asistent në Degën e Pedagogjisë në Fakultetin Filozofik ku punoi si ligjërues për lëndët: Teoria e edukatës I dhe II, Sistemet bashkëkohore të arsimit, orjentimi profesional. Dr. J. Dërvodeli ka të botuara 53 punime shkencore-profesionale dhe 1 monografi.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.