Jetullah Haliti
Magjistër i artit – pikturës
Lindi në nëntor të vitit 1945 në Haxhaj të Karadakut të Vitisë. Shkollën fillore e kreu në Zhegër, kurse Normalen në Gjilan. SHLP-Dega e Artit - e kreu në Prishtinë, po aty e kreu edhe Fakultetin e Arteve-Dega e pikturës më 1974. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Arteve të Beogradit, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1981 me temë të lirë. Mr. Jetullah Haliti së pari punoi si mësues, mandej si prof. i artit në Gjimnaz të Gjilanit, në SHLP të Gjilanit e Prishtinë si ligjërues i metodikës së artit figurativ, studimet i vazhdoi në botën e jashtme si në: Paris, Gjenevë e tash gjendet në Zvicër-Martiny ku ka hapur Shkollën e Artit Figurativ. Mr. J. Haliti është anëtar i shumë shoqatave të artit figurativ si në Kosovë, Vojvodinë, e Jugosllavi dhe anëtar i rregullt i Akademisë Evropiane të Arteve (AEA). Mori shumë shpërblime e medalje të arta. Ka organizuar 34 ekspozita personale dhe më se 100 ekspozita kolektive në shumë qendra të Ballkanit dhe të Evropës. Mr. Jetullah Haliti punon dhe vepron në Martiny të Zvicrës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.