← Shfleto

Jashar Kabashi

Doktor i shkencave të filologjisë

Lindi më 1940 në Kabash të Prizrenit. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Prizren, ku e kreu edhe shkollën Normale. Po këtu e kreu edhe SHLP-Grupi i Gjuhës Angleze, kurse shkallën e dytë të Fakultetit e kreu në Prishtinë më 1966. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik të Beogradit, ndërkohë e fitoi bursën nga Këshilli Britanik dhe vazhdoi studimet në Universitetin e Edinburgut në Skoci ku edhe magjistroi me temën:”SHPREHJA E KOHËS SË KALUAR NË GJUHËT ANGLEZE DHE NË SHQIPE”(an). dhe mori diplomën nga fusha e linguistikës aplikative dhe e nostrifikoi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në shtator të vitit 1974. Mr. Jashar Kabashi disertacionin e përgatiti në SHBA dhe e mbrojti në Fakultetin Filozofik të Zagrebit, me çka doktoroi në maj të vitit 1988 me temën:”ROLI I “CLOZE” PROCEDURËS NË MATJEN E KOMPETENCËS SË ANGLISHTES SI GJUHË E HUAJ”(kr). Dr. Jashar Kabashi së pari punoi si mësues, pastaj si arsimtar i anglishtes në Gjimnaz të Prizrenit në SHLP, Dega Gjuhë dhe Letërsi Angleze - së pari si asistent dhe arriti deri te prof. ordinar i Morfologjisë së Gjuhës Angleze dhe i Letërsisë në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës, ka ligjëruar edhe në Universitetin e Uestminsternit në Londër. Ka të botuara 12 punime shkencore, tekste për shkolla fillore e të mesme anglisht-shqip.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.