← Shfleto

Jashar Dula

Doktor i stomatologjisë – maksofaciale

Lindi më 1938 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në Prizren. Fakultetin e Stomatologjisë e kreu në Beograd më 1966. Specializimin e bëri në Akademinë Ushtarake në Beograd, kurse doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në prill të vitit 1984 me temën: ”KARAKTERISTIKAT E PËRBASHKËTA TË LËNDIMEVE TË REGJIONIT MAKSIFACIAL TË SHKAKTUARA NGA E RËNA DHE KAFSHIMI I KAFSHËVE SHTËPIAKE”(sr). Dr. Jashar Dula së pari punoi si stomatolog në Prizren, kurse i pari në Gjakovë e hapi pavilonin e Kirurgjisë maksifaciale më 1972 dhe është kirurgu i parë i maksifaciales në Kosovë. Dr. J. Dula në fillim ishte asistent e më vonë prof, ordinar i Maksifacialës në Fakultetin e Stomatologjisë të Prishtinës. Ka të botuara 34 punime shkencore, tash është pensionist.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.