← Shfleto

Januz Bunjaku

Doktor i shkencave teknike – makinerisë

Lindi në prill të vitit 1953 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Makinerisë e kreu në Zagreb më 1976. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Makinerisë Anijendërtimtarisë në Zagreb ku edhe magjistroi në shtator të vitit 1980 me temën: ”NDIKIMI DINAMIK I ORGANIT MATËS NË RREGULLIMIN E TEMPERATURËS SË AVULLIT TË NXEHUR”(kr). Mr. Januz Bunjaku doktoroi në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike të Tiranës në dhjetor të vitit 1998 me temën: ”KONTRIBUT NË PËRDORIMIN E NUMRAVE KOMPLEKSE PËR OPTIMIZIMIN E PROJEKTIMIT TË IMPIANTEVE TERMOENERGJETIKE TË TC-ve ME LËNDË DJEGËSE KLASIKE DHE BËRTHAMORE”. Dr. Januz Bunjaku së pari punoi në KNI “Dukagjini” të Gjakovës. Mësimdhënës në Shkollën Teknike në Gjakovë, si teknik e më vonë si drejtor i OP “Metaliku” të Gjakovës. Më 1980 është zgjedhur asistent i lëndëve Turbomakinat dhe motorët me djegie të brendshme në Fakultetin e Makinerisë të Prishtinës tash ka titullin docent i lëndëve: Makinat e fluideve, Turbomakinat termike dhe Turbomakinat I. Ka të botuara 14 punime shkencore dhe 3 tekste universitare.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.