Jani Fullani
Bashkëpunëtor i vjetër shkencor
Lindi në mars të vitit 1923 në Elbasan. Shkollimin fillor dhe Normalen (e Elbasanit) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Ekonomisë së Industrisë të Institutit të Planit të Shën Petërburgut (Leningrad) e kreu më 1950. Gradën shkencore “Bashkëpunëtor i Vjetër Shkencor”, e mori më 1974 për kontribut të veçantë të dhënë për problemet e ekonomisë së industrisë dhe të administrimit. Jani Fullani punoi si kapiten në shërbimin e Divizionit të Ushtrisë të Gjirokastrës, drejtor i Drejtorisë së Furnizimit Materialo-teknik në Ministrinë e Industrisë, ku ishte zv. ministër. Ka qenë i angazhuar në Planin Pesëvjeçar të ndërtimit të vendit. Ishte zv. drejtor i Institutit të Studimeve Ekonomike në Këshillin e ministrave, mandej pedagog i jashtëm në Katedrën e Ekonomisë së Industrisë të Tiranës, ka drejtuar diploma dhe disertacione të fushës së Ekonomisë. Është autor-bashkautor i disa librave, i 43 artikujve të botuar në shtypin periodik. Ka marrë pjesë në konferenca shkencore në vend dhe jashtë. Mori dekoratën “Urdhri i kl. I. për shërbime shtetërore”. Ka “Urdhri i Punës” i kl. I dhe kl. II. Qytetar nderi i Martaneshit. Medalja e “Kujtimit”, “Çlirimit”, “Trimërisë”.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.