Jakup Çitaku
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi në qershor të vitit 1946 në Bajçinë të Podujevës(Besianës). Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Kërpime e në Podujevë. Shkollën Normale e kreu në Prishtinë. Fakultetin Filozofik-Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe e kreu në Prishtinë më 1977. Studimet pasuniversitare i mbaroi në të njëjtin Fakultet në Prishtinë ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1982 me temën: ”LIRIKA POPULLORE SHQIPTARE E LLAPIT”. Mr. Jakup Çitaku doktoroi në Fakultetin Filologjik të Prishtinës në qershor të vitit 2004 me temën: ”KËNGËT POPULLORE, MARTESORE SHQIPTARE”. Dr. Jakup Çitaku së pari punoi si mësues e profesor në shkollat e Podujevës, mandej në Bashkësinë e Arsimit të Komunës së Podujevës si inspektor. Gjithë kohën ia kushtoi arsimimit të popullatës së Llapit.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.