Jakob Marlekaj
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi më 1906 në Planë të Shkodrës. Shkollën fillore e të mesmen i kreu në Shkodër, të lartën në Bari, kurse Fakultetin Filozofik e kreu në Romë ku edhe doktoroi në shkencat Filologjike. Jakob Luigj Marlekaj ka qenë profesor në Universitetin e Barit të Italisë. Ka qenë shkrimtar dhe përkthyes i shumë veprave prej italishtes në shqipe dhe anasjelltas. Prej italishtes në shqipe përktheu veprën “Problemi i literaturës Kombëtare” më 1932 e posaçërisht disa vepra të Gj. Fishtës në Gjuhën Italishte. Njëkohësisht ka bashkëpunuar me revista më në Zë të kohës në Shqipëri dhe në Itali. Filloi të botojë që nga vitet 1931 e këndej. Më 1969 botoi veprën në italisht “Skenderbeu nella Tradizion populari Albanezi” e botuar në Bari të Italisë. Ka jetuar e vepruar në Bari ku më 1973 e botoi Poemën e Fishtës në Italishte. Vdiq në Bari të Italisë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.