Jahir Ahmeti
Magjistër i shkencave të filologjisë
Lindi më 1963 në Bërvenik të Podujevës ( Besianë). Shkollen fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen e filloi në Orllan dhe e kreu në Prishtinë, ku e kreu edhe Fakultetin Filozofik-Dega e Gjuhë dhe Letërsi Shqipe më 1986. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1995 me temën” KËNGËT DHE LOJRAT POPULLORE TË FËMIJËVE”. Mr. Jahir Ahmeti punon në Institutin Albanologjik të Prishtinës - Dega e Folklorit si bashkëpuntor profesional. Ka të botuara 8 punime profesionsle dhe 15 recensione, aktualisht është hulumtues shkencor në këtë institut.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.