Jahi Murati
Doktor i shkencavetë natyrës – gjeografisë
Lindi më 1939 në Stanec të Karadakut të Preshevës. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Caravajkë, kurse të mesmen (Normalen) e kreu në Prishtinë. Fakulteti e FSHMN-Dega e Gjeografisë e kreu në Shkup më 1966. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN në Degën e Gjeografisë në Zagreb ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1974 me temën:”FUSHËGROPA E PRESHEVËS-VEÇORITË REGJIONALE”(kr). Mr. Jahi Murati doktoroi në FSHMN të Shkupit në janar të vitit 1980 me temën:”RELIEVI I UJËMBLEDHËSIT TË MORAVËS SË BINÇËS”(ma). Dr. Jahi Murati në fillim punoi si mësues në rrethin e Preshevës, por prej vitit 1966 punoi si prof. i gjeografisë në Gjimnaz të Preshevës. Ka të botuara 10 punime shkencore të lëmit të sociogjeografisë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.