← Shfleto

Jahi Hoxha

Doktor i shkencave të natyrës – fizikës

Lindi në maj të vitit 1943 në Cërnicë të Gjilanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Normalen) në Gjilan. Fakultetin Filozofik-Dega e Fizikës e kreu në Prishtinë më 1964. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN-Dega e Spektroskopisë - në Zagreb, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1982 me temën: ”ZGJËRIMI DOPLERIK I VIJËS SË BOLMAR-it Hb”(kr). Mr. Jahi Hoxha doktoroi në FSHMN të Prishtinës në korrik të vitit 1987 me temën: ”DISA RREGULLA NË SPEKTROELEKTRONIKË TË Pi MOLEKULAVE TË KONJUGURUARA”(kr). Dr. Jahi Hoxha së pari punoi si prof. i fizikës në Normale të Prishtinës, më 1973 u zgjodh asistent i fizikës në Fakultetin Teknik të Prishtinës dhe arriti deri te prof. ordinar i lëndës Hyrje në Fizikë Moderne dhe Fizika e Plazmës në FSHMN, ka qenë shef i Katedrës së Fizikës, prodekan i këtij fakulteti, dhe anëtar i Senatit të Universitetit të Prishtinës. Ka të botuara 10 punime shkencore, 1 tekst për shkolla të mesme dhe 1 tekst universitar. Ka marrë pjesë në disa tubime shkencore në vend dhe jashtë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.