← Shfleto

Jahe Fida

Doktor i shkencave të ekonomisë

Lindi në shkurt të vitit 1955 në Grevë. Mësimet e para i mori në vendlindje të mesmet në Peshkopi. Fakultetin Ekonomik - Dega Ekonomi Politike e kreu në Tiranë më 1978, mandej i kreu studimet pasuniversitare dhe specializimin në fushën e ekonomisë dhe të politikave financiare në bujqësi në Universitetin “Ca Fascori” të Venecias të Italisë. Në vitin 1990 mbrojti disertacionin në fushën e politikës financiare në kooperativa bujqësore në vend dhe më 1994 mori gradën “Doktor i shkencave”. Dr. Jahe Fida ka kryer disa kurse specializimi jashtë shtetit si në Danimarkë, ka punuar si ekonomist dhe si shef në ndërmarrjen ekonomike të Dibrës, pedagog në Universitetin e Bujqësisë të Tiranës. Ishte kryetar i Njësisë Bashkiake nr. 7 të Tiranës. Ishte kryetar i Këshillit Sindikal të Federatës së Arsimit dhe të Shkencës të Universitetit Bujqësor, zëvendëskryetar i Federatës Sindikale të Arsimit dhe Shkencës e tj. Ka botuar 35 artikuj periodikë. Ka të botuar 4 artikuj shkencorë. Ka disa referate e kumtesa të mbajtura në simpoziume e konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka edhe libra të botuara.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.