← Shfleto

Izet Zeqiri

Doktor i shkencave të ekonomisë

Lindi në janar të vitit 1967 në Xhepçishtë të Tetovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Tetovë. Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë më 1989. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik të Shkupit, ku edhe magjistroi në shkurt të vitit 1999 me temën: ”SISTEMI I INFORMATAVE PËR QEVERISJE ME FINANSAT E NDËRMARRJES” (ma). Mr. Izet Zeqiri doktoroi në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës në korrik të vitit 2001 me temën: ”VENDI DHE ROLI I INFORMATAVE NË PROCESIN E MARRJES SË VENDIMIT NË MENAXHMENTIN FINASIAR”. Dr. Izet Zeqiri punoi si ekonomist në disa Ndërmarrje në Tetovë dhe më 1996 emërohet kryeshef i Financave në Komunën e Tetovës. Prej vitit 1998 angazhohet si ligjërues i lëndës Bazat e ekonomisë së financave në Fakultetin Ekonomik të Tetovës. Ka bashkëpunuar me shumë revista shkencore në Maqedoni.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.