← Shfleto

Izet Musaj

Magjistër i shkencave të pedagogjisë

Lindi në janar të vitit 1947 në Pozhar të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen (Gjimnazin) e nisi në Deçan e kreu në Pejë. Fakultetin Filozofik-Dega e Pedagogjisë e kreu në Prishtinë më 1968. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1987 me temën:”GJIMNAZI I PEJËS”. Mr. Izet Musaj punoi si profesor në Normale të Prizrenit në Gjimnaz të Deçanit, në Vushtrri, e mandej në Entin Pedagogjik rajonal të Pejës. Ka të botuara 8 punime profesionale.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.