Izet Berjani
Magjistër i shkencave teknike – elektroteknikës
Lindi më 1958 në Miradi të Epërme të Prishtinës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, shkollën e mesme teknike të PTT e kreu në Prishtinë. Fakultetin Teknik-Dega e Elektroteknikës, e kreu në Prishtinë më 1981. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Elektroteknikës të Zagrebit, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1988 me temën: ”CAKTIMI I EFIKASITETIT TË SISTEMIT MULTIPLEKS NË RREGULLIMIN E CENTRALIT TRANZIT”(kr). Mr. Izet Berjani e filloi punën në Qendrën llogaritare elektronike në fakultet, mandej u zgjodh asistent i Elektronikës I. II. dhe III, dhe i Teknikës telekomunikuese, si dhe i Teorisë së informatave. Më vonë u zgjodh ligjërues i lëndës Televizioni në Fakultetin e Elektroteknikës të Prishtinës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.