Izber Hoti
Doktor i shkencave të historisë
Lindi në gusht të vitit 1948 në Revuçë të Podujevës (Besianës). Shkollën fillore dhe të mesmen (Normalen) i kreu në Prishtinë ku e kreu edhe Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë - më 1975. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare, ku edhe magjistroi në Prishtinë në dhjetor të vitit 1978 me temën: ” PRISHTINA DHE RRETHINA NDERMJET DY LUFËTRAVE BOTËRORE”. Mr. Izber Hoti doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në korrik të vitit 1981 me temën: ”LËVIZJA NACIONAÇLIRIMTARE NË PRISHTINË DHE RRETHINË 1941-1945” Dr. Izber Hoti punon në Institutin e Historisë së Kosovës si bashkëpunëtor i lartë shkencor. Ka 4 botime të veçanta, bashkautor i 4 teksteve shkollore, të botuara 38 punime shkencore si dhe 78 kontribute e materiale të tjera. Mori pjesë në shumë tubime shkencore në Kosovë dhe jashtë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.