Ivan Petani
Doktor i filozofisë – teologjisë
Lindi më 1715 në Brisk të Malsisë së Madhe të Shkodrës. Ivan Petani është Arbreshi i parë që ndoqi shkollimin pasi u shpërngulën më 1726 nga Malësia e Madhe e mbi Shkodrës. Mësimet e para Ivani i bëri në Zarë të Kroacisë, mandej kaloi në Itali ku e kreu Shkollën e Mesme në Firencë. Mandej e vazhdoi shkollimin në Kolegjin Propoganda Fide ku i mbaroi studimet e teologjisë dhe doktoroi në teologji dhe filozofi në vitit 1745. Pas doktorimit u kthye në Zarë ku shërbeu në Kryeipeshkëvinë e Zarës në Seminarin Ilirik i njohur si Seminari i Glagolit në Zarë. Mandej Dr. I. Petani emrohet udhëheqës i Seminarit Ilir në Zarë si Predikues i Moralit Kishtar (Katehetikën) më pas emrohet Peshkop i Shibenikut nga Papa Klementi XIII. Senati Venedikas nuk e përfilli vendimin e Papes për emrimin e Ivanit dhe ai u detyrua të kthehej në Itali dhe tërhiqet në Fermë. Më vonë Papa Benedikti XIV, Dr. Ivan Petanin e emron Rektor të Seminarit Ilirik të Loretos dhe si peshkop, Ivani vdiq në Loreto më 1774.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.