Isuf Tushe
Doktor i shkencave të gjeologjisë
Lindi në nëntor të vitit 1953 në Shënkoll të Lushnjës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Lushnjë. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave e kreu në Tiranë më 1980, po në atë fakultet edhe doktoroi më 1994 me temën: ”MODELI I PËRHAPJES SË SHTRATIMEVE TË GAZIT NATYROR NË ULTËSIREN PANADRIATIKE DHE STRTEGJIA E KËRKIM-ZBULIMIT TË TYRE”. Dr. Isuf Tushe së pari punoi si inxh. gjeolog në. N. SH. SH. në zonën e Cakranit, mandej specialist në Institutin e Naftës e të Gazit në Fier. Është marrë me kërkim-zbulime të rezervave të naftës e të gazit. Raportet e studimit i ka paraqitur në relacione e studime gjeologjike.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.