Isuf Ahmeti
Magjistër i shkencave të historisë
Lindi në gusht të vitit 1968 në Bushtran të Preshevës. Shkollën fillore e kreu në Leran, kurse të mesmen e filloi në Siri dhe e kreu në Jordani. Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë-Arkeologji e kreu në Universitetin e Jordanisë më 1992. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, ku edhe magjistroi në tetor të vitit 1999 me temën:”KONTRIBUTI I PERSONALITETEVE SHKODRANE NË SISRI NË JETËN KULTURORE ARABE”. Mr. Isuf Ahmeti së pari punoi si profesor i historisë në shkolla të mesme të Preshevës, mandej kaloi në Institutin e Historisë të Prishtinës si hulumtues i pavarur shkencor. Ka të botuara 6 punime profesionale, 1 tekst për shkolla të mesme si koautor dhe 1 libër.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.