Ismet Temaj
Magjistër i shkencave të natyrës – matematikës
Lindi në mars të vitit 1963 në Kushnin të Hasit të Gjakovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Gjakovë. Fakultetin e SHMN-Dega e Matematikës e kreu në Prishtinë më 1987. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN të Prishtinës, ku edhe magjistroi në tetor të vitit 1998 me temën: ”DISA VETI TË SERIVE FOURIE ME KOEFICIENTË KAUZOMONOTON” Mr. Ismet Tema punoi si profesor i matematikës në Prishtinë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.