← Shfleto

Ismet Shala

Magjistër i shkencave të historisë

Lindi në maj të vitit 1944 në Prishtinë. Shkollën fillore, Gjimnazin dhe Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë i kreu në vendlindje më 1973. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1985 me temën: ”REFORMA AGRARE NË RRETHIN E GRAÇANICËS 1918-1941”. Mr. Ismet Shala punoi si profesor i historisë në Gjimnazin “S.Frashëri” në Prishtinë ku edhe punon, ka të botuara disa punime.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.