← Shfleto

Ismet Osmani

Magjistër i shkencave të filologjisë

Lindi në dhjetor të vitit 1967 në Svilare të Epërme të Shkupit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Shkup. Po këtu e kreu edhe Fakultetin Filologjik-Dega e Albanologjisë, mandej edhe studimet pasuniversitare i bëri në këtë fakultet të Shkupit dhe magjistroi në korrik të vitit 2000 me temën: ”KËNGET DHE ZAKONET E DASMAVE SHQIPTARE NË DERVENË TË SHKUPIT”. Mr. Ismet Osmani punon në Universitetin e Evropës Juglindore të Tetovës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.