← Shfleto

Ismet Ibishi

Doktor i shkencave teknike – makinerisë

Lindi në gusht të vitit 1952 në Tërstenë të Mitrovicës. Shkollën fillore e nisi në Rashan dhe e kreu në Smrekonicë, Tekniken e kreu në Mitrovicë. Fakultetin Teknik-Dega e Makinerisë e kreu në Prishtinë më 1977. ku i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në maj të vitit 1998 me temën:”ANALIZA DINAMIKE E PROCESEVE TË LËVIZJËS SË VINÇAVE. Mr. Ismet Ibishi doktoroi në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë në Mitrovicë në korrik të vitit 2004 me temën:”OPTIMIZIMI I SHTYLLAVE REZISTUESE TË TRUPIT XEHEROR QËNDROR NË MINIERËN ”TREPÇA” NË STANTËRG”. Dr. Ismet Ibishi më 1978 u zgjodh asistent në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë në Mitrovicë. Ka qenë shef i përgatitjes teknike dhe i Byrosë Konstruktive në Kombinatin”Trepça” , mandej kaloi në Fabrikën e Llamarinës në Vushtrri si organ mbikëqyrës i fabrikës në ndërtim, shef prodhimit, Inxh. kryesor i investimeve e më vonë drejtor reparti i kësaj Fabrike. Specializoi në Francë, Zvicër e Gjermani, dhe në disa Institucione në Slloveni, ka bërë modifikime në disa linja të prodhimit, së fundit ka qenë Drejtor i përgjithshëm i Fabrikës së Llamarinës në Vushtrri. Ka ligjëruar në SHLT në Mitrovicë. Ka 7 punime shkencore të botuara.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.