← Shfleto

Ismet Hashani

Doktor i shkencave të natyrës – kimisë

Lindi më 1957 në Obiliq(Kastriot). Shkollën fillore dhe të mesmen (Teknike)-Dega e Kimisë e kreu në vendlindje. FSHMN-Dega e Kimisë e kreu në Prishtinë më 1980. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHM-Dega e Kimisë në Zagreb ku edhe magjistroi në mars të vitit 1987 me temën: ”PËRCAKTIMI I PLUMBIT DHE I BAKRIT NË SITNICË DHE IBËR(KOSOVË)”(kr). Mr. Ismet Hashani doktoroi në FSHMN të Prishtinës në qershor të vitit 1990 me temën: ”HULUMTIMI I INTËRAKSIONIT Cu(II) NË EDTA DHE DCYTA NË TRETËSIRËN ELEKTROLITIKE NaCLO4 NË Ph=4.6 dhe 8 ME METODËN E POLAROGRAFISË DC”. Dr. Ismet Hashani së pari ishte prof. i kimisë në QAMO të Lipjanit, në Qendrën Teknike të Prishtinës e në mars të vitit 1984 u zgjodh asistent i kimisë për student të biologjisë ku arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në FSHMN në Prishtinë. Dr. Ismet Hashani ka të botuar 5 punime shkencore dhe 15 kumtesa të referuara në simpoziume shkencore në vend dhe jashtë vendit. Aktualisht është kryetar i komunës së Obiliqit(Kastriotit).

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.