← Shfleto

Ismet Gusija

Magjistër i shkencave të ekonomisë

Lindi më 1941 në Tutin-N.Pazar. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Normalen) në Prishtinë, ku e kreu edhe Fakultetin Ekonomik më 1965. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik të Beogradit ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1971 me temën: ”POLITIKE KREDITO-MONETARE SI FAKTOR I STABILIZIMIT TË EKONOMISË JUGOSLLAVE”(sr). Mr. Ismet Gusija së pari filloi punën si asistent i lëndës: Zhvillimi i mendimit ekonomik në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës e më 1977 u zgjodh ligjërues i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka qenë drejtor për kërkime ekonomike në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës, drejtor i revistës shkencore “Përparimi”, drejtor i Entit të Planit të KSA të Kosovës dhe anëtar i Këshillit ekzekutiv të KSA të Kosovës. Disertacionin e përgatitur në Fakultetin Ekonomik të Zagrebit nuk arriti ta mbronte, sepse e rrëmbeu vdekja e parakohshme. Vdiq më 1980.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.