Ismet Dehiri
Doktor shkenca i metodikës së matematikës
Lindi më 1928 në Prizren. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse normalen në Gjakovë. Fakultetin e SHMN-Dega Matematikë e kreu në Beograd më 1952. Pas një përvoje të gjatë pedagogjike doktoroi në FSHMN-Dega e Matematikës në Prishtinë në qershor të vitit 1977 me temën: ”TENDENCAT BASHKËKOHORE NË MËSIMET E MATEMATIKËS”(sr). Dr. Ismet Dehiri në fillim punoi si prof. i matematikës në shkollat e mesme si në Pejë, Prizren e Prishtinë. Më 1962 zgjidhet ligjërues i matematikës në SHLP të Prizrenit, më 1970 kalon në Fakultetin Teknik të Prishtinës e prej aty më 1976 në FSHMN-Dega e Matematikës, ligjërues i metodikës së matematikës ku arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Dr. I. Dehiri ka të botuara 33 punime shkencore dhe disa tekste të matematikës për shkolla fillore dhe të mesme. Dr. Ismet Dehiri është matematikani i parë i diplomuar ndër shqiptarët e Kosovës, pas Luftës së Dytë Botërore. Vdiq në Prishtinë më 1993.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.